Aktualitet Iu gjet “kërpudhë magjike”, arrestohet 32-vjeçari amerikan në parkun e liqenit të...

Iu gjet “kërpudhë magjike”, arrestohet 32-vjeçari amerikan në parkun e liqenit të Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar amerikan me iniciale A.U., për posedim të lëndëve narkotike.

32-vjeçari u kap në parkun e liqenit artificial të Tiranës dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën kanabis e psilocybin (kërpudha magjike).

I riu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.