Kryesore “Iu thashë jam nënkryetar Parlamenti, por më ushtruan presion në gjoks dhe…”,...

“Iu thashë jam nënkryetar Parlamenti, por më ushtruan presion në gjoks dhe…”, Gjekmarkaj tregon çfarë i ndodhi në protestë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vizituar në Spitalin e Traumës,  Agron Gjekmarkajn, pasi ky i fundit humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës.

Berisha bëri me dije se “Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë dhe natën e sotme do qëndrojë nën vëzhgim.”

Më tej theksoi se Gjekmarkaj është rrethuar nga 15 policë me urdhër direkt nga kryeministri Edi Rama.

“Humbi ndjenjat për më shumë se 7 minuta, është goditur nga kriminelët profesionistë”, akuzoi Berisha.

“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregon vetë Gjekmarkaj.

Por Policia e Tiranës hedh poshtë akuzat e Sali Berishës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës.

“Policia e Shtetit ka përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta”, theksoi policia në një reagim për mediat.