Extra Ivanka dhe Jared ”i marrin tokën” Julio Iglesiasit në bunkerin e miliarderëve

Ivanka dhe Jared ”i marrin tokën” Julio Iglesiasit në bunkerin e miliarderëve

Ivanka Trump dhe Jared Kushner blenë një ngastër toke me vlerë mbi 30 milionë dollarë në një zonë superekskluzive të Miamit, raportoi ”New York Post”.

Prona ndodhet në Indian Creek Island, i njohur si bunkeri i miliarderëve dhe konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në Florida sepse është private, e ruajtur dhe e mbyllur me porta, me 13 oficerë policie për vetëm 29 vendbanime.

Çifti bleu pronën që ishte e këngëtarit të njohur spanjoll, Julio Iglesias dhe ka në plan të ndërtojë në gji.

Një burim zbuloi se Ivanka dhe Jared kanë kërkuar një shtëpi në Florida për disa kohë, ku disa nga miqtë e tyre janë zhvendosur, por ata gjithashtu do të mbajnë shtëpinë e Nju Jorkut.

Për më tepër, Indian Creek Island është vetëm një orë larg Mar-a-Lago, ku presidenti në largim, Donald Trump pritet të kalojë shumicën e kohës pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.