Pas shpalljes së mos kompetencës nga Gjykata e Tiranës dhe dërgimin e Izet Haxhisë tek krimet e rënda, prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës ta çojë çështjen për interpretim në Gjykatën e Lartë.
Sipas prokurorit as gjykata nuk është kompetente për të gjykuar Izet Haxhinë.
Ndërkohë dy avokatët e Haxhisë i kanë kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tyre, me argumentin se derisa të shprehet gjykata e lartë Haxhia se paku të mbahet në arrest shtëpiak.
Avokatët thanë se Izet Haxhia ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgim në Turqi.
Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit.