Bota Izraeli do të vaksinojë nxënësit gjatë orëve të mësimit

Izraeli do të vaksinojë nxënësit gjatë orëve të mësimit

Me fillimin e vitit të ri shkollor me 1 shtator, Tel Avivi ka deklaruar se dëshiron të vaksinojë nxënësit kundër koronavirusit gjatë orëve të mesimit.

“Për këtë iniciativë qeveritare sigurisht do të kërkohet pëlqimi i prindërve”, njoftoi qeveria.

Izraeli në përgjithësi vaksinon fëmijët 12 vjeç e lart, në raste të jashtëzakonshme deri në moshën 5 vjeç.

Sidoqoftë, kjo e fundit vlen vetëm për fëmijët që janë veçanërisht në rrezik, për shembull për shkak të obezitetit ekstrem, sëmundjeve të rënda kronike të mushkërive ose problemeve të zemrës.

Vendi me 9.4 milion banorë aktualisht po përpiqet të ngadalësojë rritjen e infeksioneve të reja me koronavirus me një fushatë të re vaksinimi.

Deri më tani, gati 59 përqind e popullsisë është vaksinuar dy herë: rreth 29 përqind midis moshave 12 dhe 15 vjeç dhe 69 përqind midis moshave 16 dhe 19 vjeç.

Për moshat mbi 70 vjeç, përqindja e të vaksinuarve tejkalon 90%.