Bota Izraeli gjen trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi. Familjarët kundër...

Izraeli gjen trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi. Familjarët kundër Netanyahut: Është Zoti Vdekja

“Mr Death ka dënuar pengjet”, ulëritën kundër Benjamin Netanyahu prindërit e të rrëmbyerve të mbajtur në Gaza.

Ende nuk e dinin që ushtria izraelite do të gjenin disa orë më pas trupat e vdekur të gjashtë pengjeve kë në Gaza.

Në orët e para të së dielës, Izraeli ka identifikuar trupat e gjashtë pengjeve të gjetura nën tokë në Gaza.

Eshtrat e tyre u gjetën të shtunën “nga një tunel në zonën Rafah” dhe u kthyen në Izrael, ku u identifikuan zyrtarisht, tha ushtria. Bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra, njoftuan autoritetet.

Besohet se gjashtë pengjet e gjetura në Rafah u “vranë brutalisht” nga Hamasi pak para mbërritjes së trupave izraelite. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, sipas Times of Israel.

“Sipas një vlerësimi fillestar ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim. Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, afërsisht një kilometër larg atij nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Në mesin e viktimave është edhe një shtetas izraelito-amerikan, fakt që ka ndikuar tek reagimi i ashpër i Presidenti Joe Biden. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar”, tha Biden në një reagim për mediat.

“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e të tjerëve”, tha Biden, duke shpjeguar se Hersh “ishte në mesin e njerëzve të pafajshëm të sulmuar brutalisht, ndërsa ndiqte një festival muzikor pacifist në Izrael”.

Ndërkohë të ashpra kanë qenë edhe reagimet e familjarëve të pengjeve të cilët kërkojnë hakmarrje.

“Duke filluar nga e diela, vendi do të dridhet. Ne kërkojmë nga njerëzit të përgatiten. Netanyahu ka braktisur pengjet. Tani është një fakt. Braktisja ka përfunduar”, u shpreh një prej tyre.

Kjo është deklarata dramatike e Forumit të Familjeve të Pengjeve menjëherë pasi mësoi se ushtria izraelite ka gjetur disa kufoma në Gaza.

Familjarët sqaruan se të dielën do të japin detaje për protestat e mëdha që do të zhvillohen në vend.