Bota Izraeli nis hetimet për një lidhje mes vaksinës së Pfizer dhe miokarditit

Izraeli nis hetimet për një lidhje mes vaksinës së Pfizer dhe miokarditit

Autoritetet shëndetësore në Izrael janë duke verifikuar disa raste të personave që kanë marrë vaksinën anti-CoVi-19, Pfizer, e të cilët kanë zhvilluar inflamacion kardiak. Sipas koordinatorit për përgjigjen kundër pandemisë, Nachman Ash, studimet paraprake tregojnë për “dhjetëra raste” të miokarditit që janë shfaqur në më shumë se 5 milionë njerëz të vaksinuar, kryesisht pas dozës së dytë.

Kjo sipas Ash është e paqartë nëse kjo është incidencë është e lartë apo nëse lidhet me vaksinën. Shumica e rasteve u raportuan në moshat poshtë 30 vjeç. Ai ka pranuar se vendosja e një lidhjeje mes miokarditit dhe vaksinës mbetet diçka e vështirë për shkak sëmundja në fjalë shkaktohet nga disa faktorë, përfshirë viruse dhe ka patur numër të ngjashëm rastesh edhe në vitet e shkuara.

Vetë kompania që zhvillon vaksinën ka deklaruar se nuk ka ndonjë evidencë për momentin që të krijojë dyshime për lidhje mes vaksinës dhe miokarditit. Situata e krijuar të kujton atë me vaksinën e AstraZeneca-s, e cila u hetua për provokimin e mpiksjes së gjakut.