Bota Izraeli nis pushtimin e Libanit. SHBA konfirmon: Operacione të kufizuara tokësore kundër...

Izraeli nis pushtimin e Libanit. SHBA konfirmon: Operacione të kufizuara tokësore kundër Hezbollahut

Ushtria izraelite ka hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara kundër infrastrukturës së Hezbollahut pranë kufirit janë aktualisht duke u zhvilluar”.

Autoritetet libaneze kanë njoftuar se ushtria ka ripozicionuar trupat në jug të vendit për t’u përballur me ofensivën tokësore.

Sipas televizionit izraelit ‘Kan’ tanket izraelite kanë hyrë tashmë në Liban. Ka pasur njëkohësisht edhe sulme ajrore dhe sulme masive artilerie kundër pozicioneve të Hezbollahut në fshatin kufitar Wazzani, afër Ghajar.

“Nuk është e qartë se në cilin front janë përqendruar operacionet”, – raportoi televizioni izraelit ‘Kan’.

Ndërsa sipas medias izraelite “Haaretz, forcat e IDF-së po qëllojnë me tanke dhe artileri në disa zona të Libanit jugor.

Për momentin as ushtria izraelite, as ndonjë institucion vendas, nuk ka konfirmuar nisjen e një pushtim tokësor në Libanin jugor.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite u kërkoi në gjuhën arabe banorëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre në zonën e kontrolluara nga Hezbollahu në Bejrutin jugor.

Izraeli ka informuar Shtetet e Bashkuara për “një numër operacionesh”, duke përfshirë operacionet tokësore në Liban. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller e konfimroi këtë në një konferencë për mediat.

“Ata na njoftuan. Në këto momente janë duke u kryer operacione të kufizuara të fokusuara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit, por ne jemi në dialog të vazhdueshëm me ta për këtë”, tha zyrtari amerikan.