Izraeli ka nisur sot një provë zyrtare klinike për shërimin e të prekurve nga koronavirus me kanabis. Një studim i ri në Spitalin e Tel Avivit është duke shqyrtuar ndikimin e kanabisit tek pacientët Covid-19.
Studimi i ri po heton nëse një prej medikamenteve me kanabis, kanabidiol, mund të ngadalësojë procesin inflamator që çon në përkeqësimin e pacientëve me koronavirus dhe të lehtësojë simptomat e sëmundjes.
Studimi është duke u zhvilluar në bashkëpunim me një sërë ekspertësh izraelitë dhe pritet të përfshijnë dhjetëra pacientë me sëmundje mesatare.
Dr Barak Cohen, një anesteziolog dhe drejtues i task forcës së qeverisë izraelite në luftën me koronavirusin, theksoi se “kanabisi është një qasje e re për trajtimin e disa prej simptomave, duke përdorur një komponent të bimës që konsiderohet e sigurt dhe nuk sjell varësi tek pacientët”. Studimi është iniciuar nga qeveria dhe aktualisht nuk ka lidhje me asnjë kompani.
Kanabidiol (CBD), e cila përmban 40% të ekstraktit të bimës, është hulumtuar për trajtimin e ankthit, çrregullimeve të lëvizjes dhe dhimbjes.
Ajo u miratua nga Administrata Amerikane e Ilaçeve në vitin 2018 për trajtimin e çrregullimeve të epilepsisë.