Bota Izraeli rihap shkollat

Izraeli rihap shkollat

Pas lehtësimit të masave kufizuese fëmijët në Izrael janë rikthyer në bankat e shkollës.

Por jo të gjithë studentët, në shkollë janë kthyer vetëm të rinjtë e disa klasave teksa duket se shkalla e përhapjes së virusit ne vend është stabilizuar

“Qëndrim i gjatë në shtëpi, fëmijët u çmendën. Vajzës i munguan shokët dhe mësueset, ajo nuk fjeti gjatë të gjithë natës, ishte shumë e emocionuar”, thotë Lilia Ben-Itzhak, prind i një vajze 7-vjeçare.

“Ne kemi pajisur shkollën me të gjitha mjetet, dezinfektues për duart dhe facoleta, dhe këtë mëngjes filluam diskutimin e rutinës MBI koronavirusin”, thotë Talmor Klos, drejtoreshë e një shkolle.

Disa dyqane dhe biznese tashmë mund të rihapin dyert për klientët sigurisht duke respektuar masat e distancimit social dhe rregullat e higjienës. Përdorimi i maskave në hapësirat publike tashmë është një detyrim.