Me një lëvizje surprizë kryeministri izraelit Naftali Bennett ka fluturuar në Moskë dhe ka zhvilluar një takim prej tre orësh me presidentin Vladimir Putin.
Takimi është mbajtur me miratimin e SHBA, Gjermanisë dhe Francës në kuadër të dialogut me Ukrainën.
Pas takimit, Bennett ka informuar Uashingtonin, si edhe presidentin Zelensky.
Pas takimit me Putin, Bennett u nis drejt Berlinit ku do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Pas takimit ai nuk lëshoi deklarata për mediat, ndërsa mësohet se përpjekja e tij diplomatike është e koordinuar me SHBA-të, Gjermaninë dhe Francën. Pas takimit, Bennett ka informuar edhe presidentin Zelensky.
Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë përmes ministrit të Jashtëm Yair Lapid dhe përmes votës në OKB, vetë kryeministri Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.
Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri – të cilat ai i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave në përplasjen me Hezbollahun.