Izraeli ka filluar të provojë një test që pritet të japë një rezultat të infeksionit në 15 minuta ose më pak.
Programi pilot nisi në Qendrën e Kontrollit të Koronavirus në Lod, një qytet në Izraelin Qendror.
Eksperimentimi mund të sjellë prova të reja në saktësinë e metodës së re dhe nëse kjo del e konfirmuar nga analizat e rezultateve, atëherë mund të sjellë një pikë kthese të vërtetë.
Për të nënvizuar rëndësinë që i është dhënë testimit të metodës së re, ekziston fakti që dy zyrtarët më të lartë të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, Yuli Edelstein dhe zëvendësi i tij Yoav Kisch, shkuan sot në Lod për të parë nga afër funksionalitetin e programit të bazuar në testet e bëra.