Duke kuptuar personalitetin tënd në bazë të asaj që thonë yjet, mund të kuptosh dhe pikat e dobëta e të forta të tuat dhe se si mund të influencojnë ato pozitivisht për të përmbushur ambiciet e shanset për sukses.
Është diçka e bukur të njohësh një Shigjetar.
Kanë një sens të lartë humori dhe janë idealistë, që do të thotë se sjellin gëzim tek njerëzit që i rrethojnë. Bujaria është një tjetër pikë e fortë e tyre, por në të njëjtën kohë diçka që duhet të monitorohet. U pëlqen t’u japin të tjerëve dhe ndonjëherë përfundojnë duke premtuar më shumë se sa premtojnë.
Është diçka e bukur të duash të ndihmosh të tjerët, por është më keq kur nuk arrin të jesh në lartësinë e këtyre pritshmërive. Një prej gjërave për të cilat duhet të punoni Shigjetarë të dashur, është të keni një sens më të mirë të asaj që mund të arrini dhe nuk mund të arrini.
Ndonjëherë është më mirë të bësh më pak dhe të heqësh dorë se sa të marrësh sipër të bësh më shumë dhe të dështosh. Një tjetër pikë e dobët për të cilën duhet të jeni të ndërgjegjshëm është padurimi juaj, i cili ju bën të thoni gjithçka, sado e rëndë qoftë.
Sidomos në këto kohë, është vërtet e rëndësishme të mbajmë parasysh gjërat që themi.
Mund të jetë e vështirë për ju të gjeni suksesin nëse njiheni si personi që merr flakë nga asgjëja.