Kuriozitete Ja çfarë ndodh me trupin tuaj pasi mbushni 30 vjeç

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj pasi mbushni 30 vjeç

Ikja e viteve është një proces i pashmangshëm, por ka disa ndryshime që ndodhin me trupin tuaj që nuk dini ndërsa i thoni lamtumirë të 20-ve.

Pasi mbushni 30-vjeç ju filloni të shtoni në peshë. Ndërkohë që metabolizimi juaj bie do të vini re humbje të tonifikimit të muskujve.

Kjo është më e dukshme tek gratë sesa tek meshkujt, shpesh si pasojë e shtatëzanisë.

Stresi në punë gjithashtu mund të shkaktojë shtim në peshë.

Por nuk ka vetëm anët negative.

Sipas studimeve ju fitoni më pak peshë në të tridhjetat sesa në dekadat e mëparshme.

Një nga proceset e tjera të pashmangshme është dalja e thinjave. Për disa njerëz nuk është vetëm problem vetëm shfaqja e thinjave por edhe rënia e flokëve.

Gjithashtu riprodhimi fillon të bjerë nga mosha 30 vjeç.

Mundësia që gratë  të përjetojnë infertilitet, abort apo të kenë problem me fëmijën e tyre rritet.