Extra Ja cilat ishin makinat e luksit te shqiptarët në vitet ‘30-’40

Ja cilat ishin makinat e luksit te shqiptarët në vitet ‘30-’40

Arkivat shqiptare sjellin foto nga automjetet që përdoreshin dikur në Shqipëri, më saktë në vitet ‘30-’40, duke kujtuar se cila ishte marka e preferueshme në atë kohë, e cila konsiderohej luksoze.

“Sot makinat e luksit i përkasin kompanive dhe markave më të ndryshme duke përmendur Lamborgini, Ferrari, Mybac, Rollc Royse etj etj.

Por në vitet ’30-’40 makinë luksi në Shqipëri konsiderohej marka italiane e makinave Fiat. Në fakt, Fiati preferohet edhe sot nga shqiptarët por nuk futet në kategorinë e mjeteve të luksit”, shkruajnë Arkivat.

Kujtojmë se Fiati ka qenë i pranishëm në makinat zyrtare dhe në kohën e komunizmit, së bashku me Peguot, ndërkohë që pas viteve ’90 ishte ndër markat e para te shqiptarët, dominonte Fiat Regata apo Fiat 131, si dhe Fiat Tipo e Tempra apo Uno.