Nëse vëmë re ditët tona, mund të kuptojmë se kemi disa zakone nga të cilat nuk heqim dot dorë. Shumë shpesh nuk janë të dobishme dhe do ishte më mirë t’i zëvendësonim me të tjera zakone që mund të na ndihmonin të jetonim një jetë më të qetë dhe në harmoni me universin.
Në bazë të shenjës sonë zodiakale, yjet na sugjerojnë se cilat zakone të eleminojmë dhe cilat t’i bëjmë shprehi të ditës.
Le të frymëzohemi nga Horoskopi!
DASHI
Zakone për t’u eleminuar: Pa dyshim yjet të sugjerojnë të eleminosh vesin që ke për t’u zënë me të gjithë dhe për të polemizuar për çdo gjë, madje edhe për gjëra që nuk të përkojnë. Në këtë mënyrë rrezikon të vihesh kundër të gjithëve, madje edhe kundër njerëzve potencialisht të rrezikshëm.
Zakon për t’u përvetësuar: Për të ushqyer mendjen, është e nevojshme që të sforcohesh për të lexuar. Nuk shërben të lexosh formulat e fizikës kuantike apo filozofi prej 500 faqesh. Mjafton t’i dedikohesh çdo ditë një faqeje roman, zgjedhur me shumë kujdes dhe inteligjencë.
DEMI
Zakone për t’u eleminuar: Nëse do të jesh në formë të përkryer fizike para stinës së verës, duhet absolutisht të heqësh vesin që ke për të ngrënë keq. Edhe pse je shumë llupës/e, përpiqu të paktën të kujdesesh për sasinë e ushqimit.
Zakon për t’u përvetësuar: Dembelizmi është një ndër kufijtë e tu më të mëdhenj. Yjet të sugjerojnë ta bësh zakon tëndin sportin dhe aktivitetin fizik, të paktën një orë në tre ditë të javës. Është e dobishme edhe për humorin tënd dhe jo vetëm për të humbur peshë.
BINJAKËT
Zakone për t’u eleminuar: Shumë shpesh nuk di të ndalesh e madje, edhe pse trupi yt të ndalon ta bësh, ti ke tendencën të abuzosh me duhanin apo alkoolin. Janë zakone që duhet absolutisht t’i eleminosh ose të paktën të përpiqesh t’i minimizosh. Bëje për shëndetin tënd dhe për të mirën tënde.
Zakon për t’u përvetësuar: Mos prit të ndihesh keq për t’u ushqyer shëndetshëm. Përpiqu të fusësh në vaktet e tua shumë fruta dhe perime të stinës. Mund të eksperimentosh shumë receta të shijshme, me fantazi dhe shumë ngjyra.
GAFORRJA
Zakone për t’u eleminuar: Yjet ju ftojnë të hiqni dorë nga hetimet si të ishit një agjent i FBI, në profilet sociale të personave që njeh. Mund të jetoni më qetë nëse nuk kuriozoni mbi gjithçka që rrethon njeriun që ju pëlqen.
Zakon për t’u përvetësuar: Për të përmirësuar vetëvlerësimin dhe për të evituar pesimizmin në jetën tuaj, mund të bësh zakon të përditshmërisë tënde mendimet pozitive dhe t’i përsërisësh ato me veten, mendime që të japin optimizëm aq sa të mendosh që mrekullitë ndodhin.
LUANI
Zakone për t’u eleminuar: Yjet të sugjerojnë të evitosh fjalorin e papërshtatshëm edhe kur dikush të bën të humbasësh durimin. Nuk do të dukes i/e paedukatë, apo jo?
Zakon për t’u përvetësuar: Duke qenë se njihesh për bujarinë tënde, mund të nisësh të bësh bamirësi gjatë ditëve të tua. Zgjidh një shoqatë për të bashkëpunuar, ose javë pas jave ndihmo dikë që ka nevojë.
VIRGJËRESHA
Zakone për t’u eleminuar: Për të jetuar në harmoni dhe relaks me ambientin që të rrethon, duhet të mos kritikosh më të tjerët. Përpiqu të rezistosh, edhe kur sheh difekte tek njerëzit që ke përballë.
Zakon për t’u përvetësuar: Yjet të sugjerojnë të bësh zakon tëndin studimin e tematikave që ke tendencën t’i injorosh sepse të duken pak logjike apo racionale nga të gjithë. Të hapësh horizontin tënd është sinonim i një inteligjence të madhe.
PESHORJA
Zakone për t’u eleminuar: Fiksimi që ke për formën fizike dhe pamjen e jashtme të njerëzve, të bën të shpenzosh shumë energji. Mund të bësh të paktën një tentativë për të parë përtej pamjes së jashtme. Nuk është e thjeshtë për ty.
Zakon për t’u përvetësuar: Një ndër zakonet që duhet të fitosh për t’u pjekur më shumë, është të fillosh të marrësh të paktën një vendim në ditë. Mba shënime për të gjitha zgjedhjet që arrin të bësh dhe festo kur të shohësh që ke përmirësim.
AKREPI
Zakone për t’u eleminuar: Mjaft treguar gënjeshtra. Nuk ke nevojë të gënjesh për të justifikuar veprimet e tua tek të tjerët. Ke aq kurajo për të ndërmarrë përgjegjësinë e gjithçkaje që bën.
Zakon për t’u përvetësuar: Zakoni që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë suaj, është ajo për të vënë lekë mënjanë. Mjafton një shumë e vogël çdo muaj për t’i lejuar vetes më pas ndonjë ‘kapriçio’ më shumë se zakonisht.
SHIGJETARI
Zakone për t’u eleminuar: Yjet këshillojnë të heqësh dorë nga zakoni që ke për të kaluar shumë kohë në telefon. Nuk mendon që ndonjëherë njerëzit të dëgjojnë vetëm për edukatë?
Zakon për t’u përvetësuar: Për të rigjetur një ekuilibër të mirë psiqik dhe fizik, zakoni më i mirë për të përvetësuar është të meditoni ose të rigjeni heshtjen. Përpiqu ta bësh të paktën për një minutë në ditë dhe shiko ndryshimin.
BRICJAPI
Zakone për t’u eleminuar: Mjaft mbete pa iu përgjigjur mesazheve të miqve apo të afërmve që t’i nisin në shenjë afeksioni apo dashurie. Boll dhe imazhin e njeriut të ftohtë dhe të distancuar.
Zakon për t’u përvetësuar: Yjet të këshillojnë të sforcohesh për të qenë pak më i dashur dhe të japësh të paktën një puthje apo një përqafim në ditë për njerëzit që i do. Mos u largo nga kontakti fizik.
UJORI
Zakone për t’u eleminuar: Yjet të ftojnë të braktisësh zakonin që ke për të kaluar shumë orë para kompjuterit ose celularit. Nuk ka rëndësi nëse i ke për të studiuar. Është e nevojshme që të vendosësh një limit kohor, pasi shikimi yt mund të ketë nevojë.
Zakon për t’u përvetësuar: Përpiqu të bësh shëtitje në natyrë apo të kultivosh lule në kopshtin, ballkonin apo tarracën tënde. Lëre veten të përkëdhelet nga aromat dhe ngjyrat që të rrethojnë.
PESHQIT
Zakone për t’u eleminuar: Përpiqu të mos shkosh më vonë në takimet e tua. Nuk arrin dot kurrë të jesh i/e përpiktë në takime.
Zakon për t’u përvetësuar: Për ty nuk është e lehtë të fusësh zakone të reja në përditshmërinë tënde, por duhet se s’bën të jesh e rregullt me dokumentet. Vetëm në këtë mënyrë do arrish të menaxhosh sa më mirë praktikat e shumta burokratike.