Gratë amerikane zënë vendin e dytë si vajzat dhe gratë me gjoksin më të madh në botë, sipas renditjeve të reja të publikuara këtë vit. Mesatarja e madhësisë së kupës se reçipetave në SHBA është C, sipas të dhënave nga “World Population Review” që bazohen në Kaliforni, duke e vendosur edhe këtë shtet në vendin e dytë, në një renditje të përbashkët me 108 shtete.
SHBA ndan këtë vend me Mbretërinë e Bashkuar, Luksemburgun dhe Islandën, të cilat gjithashtu kanë madhësinë mesatare të kupës C.
Dhe vendi i parë shkon për…Norvegjinë!
Norvegjia kishte madhësinë më të madhe të gjoksit, me një mesatare që varionte nga C në D.
Njëzet e tre shtete — kryesisht në Afrikë dhe Azi Juglindore — kishin gjoksin më të vogël me madhësinë e kupës AA. Studiuesit thanë se shtetet me më shumë gra mbipeshë janë më të prirura të kenë gjoks më të madh, sepse gjoksi është kryesisht ind yndyror dhe gjëndra. Kjo bën që pozita e Norvegjisë të jetë më e veçantë.
Sipas të njëjtës logjikë, mund të ketë një lidhje midis grave në zona me gjoks më të vogël që udhëheqin një stil jetese më aktiv, që mund të ulë masën trupore dhe madhësinë e gjoksit, thonë studiuesit. Në studim, ekipi shkruan:
“Madhësia e gjoksit është e veçantë për çdo grua dhe ndikohet nga disa faktorë, përfshirë gjenetikën, ushqimin dhe dietën, peshën dhe masën trupore, nivelin e aktivitetit dhe moshën. Është e rëndësishme të theksohet se madhësia e gjoksit ka një lidhje të ngushtë me BMI-në e përgjithshme (indeksi i masës trupore), duke ilustruar faktin se pesha shtesë shpesh mund të shoqërohet me një madhësi më të madhe të kupës.”
Norvegjia kishte madhësinë më të madhe të gjoksit, por një BMI prej 26.2, që do të thotë se gratë atje ishin mbipeshë (BMI 25 deri 29.9) dhe mbi kufirin e shëndetshëm (BMI 18.5 deri 24.9). Por ato ende kishin gjoks më të madh se gratë në SHBA, të cilat kishin një BMI prej 29, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku BMI ishte 27.1 – të dyja më të larta.
Studiuesit sugjeruan se ky ndryshim mund të lidhet me gjenetikën, ku gratë në Norvegji janë gjenetikisht të prirura të kenë gjoks më të madh.
Të dhënat janë mbledhur nga disa studime të vogla që janë rishikuar nga “World Population Review”. Për krahasimin, të gjitha madhësitë e kupës janë konvertuar në sistemin amerikan, i cili përdor shkronjat nga A në H për të treguar madhësinë e kupës.
Studiuesit gjithashtu morën të dhëna për BMI-në mesatare (indeksi i masës trupore) nga bazat e të dhënave kombëtare për t’i krahasuar ato me madhësinë e gjoksit. Ata gjithashtu zbuluan se shtetet me një BMI më të lartë gjithashtu kishin tendencë të kishin një madhësi më të madhe të gjoksit tek gratë.
Në të dhënat për shtetet me gjoksin dhe BMI-në më të madhe mesatarisht, SHBA-ja ishte në krye — pasuar nga Mbretëria e Bashkuar, Venezuela dhe Kolumbia. SHBA kishte një BMI prej 29, pak nën nivelin e obezitetit (30 deri 34.9), ndërsa Mbretëria e Bashkuar kishte një BMI prej 27.1, Venezuela 26.9 dhe Kolumbia 26.7. Studimi nuk përfshinte të gjitha shtetet e botës.
Thithkat që ishin më afër njëra-tjetrës gjithashtu morën vlerësime të larta, ashtu si dhe gjokset e ngritura. Por madhësia dhe simetria nuk dukeshin si faktorë vendimtarë.
Në fund të shkallës, 23 shtetet me madhësitë më të vogla të kupës ishin: India, Pakistani, Meksika, Irani, Afrika e Jugut, Italia, Algjeria, Iraku, Afganistani, Arabia Saudite, Madagaskari, Kazakistani, Somalia, Ekuadori, Kuba, Portugalia, Turkmenistani, Libia, Paraguaji, Moldavia, Qipro, Belizi dhe territori i Groenlandës.
Po Shqipëria?
Ka lajme të mira. Siç dallohet më poshtë, kupa B është mesatarja: në Shqipëri.