Histori Ja emrat e zgjedhur nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë për fëmijën...

Ja emrat e zgjedhur nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë për fëmijën e tyre

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 29 marsit 1939, në faqen n°2, një shkrim mbi emrin e ardhshëm të fëmijës së mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Skënder apo Donika?

“Mbretëresha e bukur e Shqipërisë, Geraldina, pret pas pak ditësh të lindë fëmijën e saj të parë.

Çdo gjë është gati në Pallatin e Tiranës për këtë ngjarje të lumtur. I gjithë populli ndan padurimin e lumtur të prindërve të ardhshëm.

Këto ditët e fundit, ata kanë zgjedhur emrat e destinuara për trashëgimtarin e fronit apo për princeshën e re.

Nëse fëmija lind djalë, ai do të quhet Skënder; nëse lind vajzë, ajo do të quhet Donika.

Nga e kanë prejardhjen këto emra, simpatikë dhe bukurtingulluesë?

Skënder, është shkurtimi i emrit Skënderbe, heroit kombëtar të Shqipërisë, dhe Donika, emri i bukur i gruas së tij.

Kështu, një dinasti e re vazhdon me traditën.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania