Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot falje familjes së tij.
Në një konferencë për mediat për bilancin e fundvitit kreu i qeverisë tha se një falje për familjen shkon sepse u mungon shumë dhe nuk kalon kohë me ta.
Rama shtoi se bashkëshortja dhe dy fëmijët e mëdhenj mund të kuptojnë pse ai nuk kalon kohë me ta, por kur vjen puna për tek djali i vogël falja është më e madhe.
“Falje duhet t’i kërkojë familjes time, falje i kërkoj për aq shumë sa u mungojë. Linda dhe dy të mëdhenjtë mund ta kuptojnë mirë, por kur vjen puna tek më i vogli falja është më e madhe”, u shpreh Rama.