Një jaht luksoz është gjetur i braktisur nga policia kufitare e Shëngjinit.
Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.
Mësohet se jahti ka dalë nga Portit i Tivatit në Mal të Zi dhe me pas nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personin që ishte në bord.
Ndërkohë që bëhet me dije se mjeti i përket një shtetasi turk, rreth 53 vjeç.
Aktualisht jahti është ankoruar në Portin e Shëngjinit për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejshme.