Aktualitet “Jam me mision”, zbardhet skema e trafikimit të makinave nga Kosova në...

“Jam me mision”, zbardhet skema e trafikimit të makinave nga Kosova në Shqipëri

Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.

Sipas vendimit të gjykatës, në burg do të qëndrojnë efektivët Vojsava Doda dhe Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara, të akuzuar për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Për efektivin e tretë të arrestuar, Fatri Braha, i akuzuar vetëm për “shpërdorim të detyrës” u caktua masa e “arrestit në shtëpi”.

SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi. Në episodin e provuar, trafikimi i një mjeti “Golf 7”, kalimi në kufi është bërë teksa në timon ishte punonjësja e policisë, Vojsava Doda, efektive e Forcave Operacionale.

Ajo i ka kërkuar punonjësit të kufirit që të mos e regjistronte në TIMS, dukë pretenduar se ishte në operacion e sipër.