Extra “Jam një punonjëse seksi dhe më duhet të rrezikoj jetën çdo ditë...

“Jam një punonjëse seksi dhe më duhet të rrezikoj jetën çdo ditë prej Covid-19”

Një pjesë e rëndësishme e punës seksuale me shërbim të plotë është thjesht të përpiqesh të mos vdesësh dhe pandemia po e bën këtë edhe më të vështirë.

Puna seksuale mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Një studim vlerësoi se punonjësit e seksit me shërbim të plotë në rrugë kanë 60 deri në 100 herë më shumë gjasa të vriten sesa gratë që nuk bëjnë punë seksuale. Sidoqoftë, është e pamundur të marrësh numra specifik sepse vrasjet e punëtoreve të seksit shpesh kalojnë pa u raportuar dhe pa u hetuar. Ndonjëherë, edhe policia ësht një burim dhune për punonjëset e seksit.

Pra, gjithçka që kemi është vetja dhe njëra-tjetra.

Unë kam privilegjin të jem në gjendje të kontrolloj klientët e mi, ndryshe nga shumë gra të tjera. Kështu, kur pandemia nisi, shumë punonjëse seksi (përfshirë dhe mua), ndaluan të shohin klientë personalisht.

Që nga ajo kohë, qeveria amerikane ka ofruar mbështetje minimale dhe guvernatorët kanë filluar të inkurajojnë bizneset të rihapen në shtete, edhe pse normat e Covid-19 po rriten. Tani, ndërsa shoh çdo ditë lajmet, jam e tmerruar të kthehem në punë.

Mendoj se sa prej atyre që kanë humbur jetën, kanë qenë si unë. Sigurisht, bota kurrë nuk do ta dijë se sa punëtore seksi vdesin nga Covid sepse ne nuk jemi të hapur për punën që bëjmë.

Punonjësit e seksit po përballen me rrethana ekstreme dhe unike kur bëhet fjalë për të marrë vendimin për t’u kthyer në punë.

Së pari, shumë nga punonjëset e seksit kanë probleme shëndetësore, që mund ta bëjnë më të lehtë infektimin me Covid. Unë fillova ta bëja këtë punë, pasi isha shumë e sëmurë për të punuar punë të tjera Për fat të mirë, më pëlqen shumë! Ajo që më bëri të mos e bëja më shpejt ishte rreziku dhe stigmatizmi gjatë gjithë jetës. Pastaj u sëmura dhe më në fund rreziku i punës seksuale ishte më i vogël sesa rreziku për të mos pasur para për ilaçet e mia, kështu që fillova të shoh për klientë.

Një problem i rëndësishëm është se puna jonë kërkon kontakt fizik dhe ky kontakt nuk është gjithmonë i denjë.

Shumë njerëz supozojnë se punonjëset e seksit mund ta zhvendosin punën e tyre në OnlyFans apo shërbime të tjera virtuale, por ka shumë arsye pse kjo nuk është një zgjidhje.

Së pari, ndërsa të gjitha këto janë nën ombrellën e “punës seksuale”, modelet e biznesit janë krejtësisht të ndryshme. Dhe po, dhe punonjëset e seksit kanë modelet e tyre të biznesit, për shembull, disa frekuentojnë zona të caktuara, në mënyrë që klientët të dinë se ku t’i gjejnë.

Një problem tjetër për punën në internet është se disa prej nesh kanë fëmijë në shtëpi apo edhe njerëz të tjerë.

Puna në internet gjithashtu paguan shumë më pak sesa puna me shërbim të plotë, veçanërisht kur filloni për herë të parë online.

Sidoqoftë, shumë njerëz duhet të punojnë 40 orë të plota për të bërë atë që bëjnë zakonisht brenda vetëm një ore jashtë.

Sëmundjet e mia gjithashtu e bëjnë të pamundur që unë të krijoj content/përmbajtje me ritmin e nevojshëm për të fituar para të mjaftueshme në OnlyFans.

Pothuajse të gjitha mikeshat e mia kanë nisur punën, por unë po takohem vetëm me ata që duan të darkojnë. Po, ka edhe njerëz që thjesht duan të dalin.

Unë mund të filloj t’u kërkoj klientëve teste të Covid-19, por edhe ky plan mund të mos funksionojë për shkak të problemeve në kohë se kur mund të dalë rezultati i testit dhe kur është caktuar takimi.

Ndërsa e shkruaj këtë, nuk e di se në ç’mënyrë tjetër do të jem në gjendje të siguroj jetesën. Kështu që unë me shumë mundësi do të bëj atë që bëjnë punëtorët e seksit çdo ditë: do të rrezikoj jetën për të paguar faturat e mia.

Sidoqoftë, nuk është e gjitha errësirë: Nuk ka askënd më të mirë për të kaluar një apokalips se sa një punonjëse seksi. Punonjëset e seksit dinë të mbijetojnë dhe unë kam besim se çfarëdo që të ndodhë dhe çfarëdo humbje të pallogaritshme që të durojmë, ne do të kalojmë çdo pengesë.

/Huffington Post