Mbretër, të famshëm, por edhe anëtarë të forcave të armatosura, mjekë dhe infermierë që kanë punuar në vijën e parë të frontit kundër Covid-19, përshëndetën filmin e ri të shumëpritur të 007 “No Time to Die” në Londër në Royal Albert Hall.
Mes të ftuarve (sigurisht ndër më të priturit) edhe William dhe Kate dhe Carlo dhe Camilla, një rast i rrallë ky ku shihen të dyja çiftet. I apasionuar pas sagës së Bond, Princi Charles kishte vizituar tashmë “Pinewood Studios” pranë Londrës, British Cinecittà, gjatë realizimit të filmit të ri të serisë në 2019.
Për të bërë nderimet ishte i pranishëm edhe Daniel Craig, protagonist dhe fytyra e Bond në filmat e fundit të sagës.
Duke folur për “BBC’, ai tha se roli ishte “tmerrësisht i rëndësishëm për kinemanë dhe historinë dhe pesha ka qëndruar mbi shpatullat e tij për njëfarë kohe”.
“Kam qenë me shumë fat”, tha Craig.
Filmi do të shfaqet në kinema ditën e enjte, më 30 Shtator e më pas do të vijojë të shfaqet në kinematë botërore. Në Shqipëri do të shfaqet më 7 Tetor.