Aktualitet “Janë dëmtuar 10 efektivë”, Policia thirrje opozitës: Ndaloni sulmet me molotov

“Janë dëmtuar 10 efektivë”, Policia thirrje opozitës: Ndaloni sulmet me molotov

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se janë dëmtuar 10 punonjës policie si pasojë e sulmeve.

Policia i bën thirrje protestuesve që të ndalin sulmet me molotov dhe me mjete piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Blutë thonë se i kanë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.