I ftuar në një emision ditën e djeshme Robert Aliaj deklaroi se Kristin e sheh si finalistin e katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status.
“Kristi duhet ta kishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa”, tha Roberti qw sot ka sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit.
Përmes një video ai ka sqaruar se ajo që tha nuk lidhet me të gjithë, por me profilet ‘fake’ që bëjnë komente të ulëta, kërcënime, ofendime.
Roberti shprehet se i respekton shqiptarët dhe nuk i ofendon dhe pse është kritik. Ai deklaroi më tej se në 30 vite nuk ka bërë kurrë kompromise në kurriz të interesave publike.
“Deklarata është nxjerrë nga konteksti. Dhe po abuzohet me qëllim manipulimi. Tani është lojë manipulimi. Kështu që dua t’ju sqaroj se deklarata ime ishte kundër profileve fallco, që fyejnë na denigrojnë dhe më keq na kërcënojnë jetën. Çka është e tmerrshme është se vajza ime vjen çdo ditë nga shkolla e na pyet: “Çfarë ka ndodhur se na mbytën me mesazhe?” Me kërcënime, me fyerje, me fjalë që ajo disa herë nuk ia di as kuptimin, por edhe kur ua di kuptimin, është shumë fyese për një vajzë të vogël. Dhe janë gabime shumë të tmerrshme. Pra, mesazhi im i djeshëm u adresohet këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që përdor këto mediat për të fyer, denigruar dhe kërcënuar shqiptarët e ndjeshëm. Pra, nuk kam asgjë kundër shqiptarëve të cilëve unë kam 30 vjet që nuk kam bërë asnjë kompromis në kurriz të interesave publike. Kam pasur edhe unë mundësi të fitoj si gjithë të tjerët, por kam qenë njeri i ndershëm. Dhe në momentin e caktuar 3-4 veta ju manipulojnë juve. Unë i respektoj shumë shqiptarët. Jam kritik, por respektoj shumë njerëzit. I dua shumë dhe nuk ka shans që unë të fyej publikun shqiptar”, thotë ai.