Kryeministri Rama foli në një bashkëbisedime me gazetarët këtë të martë edhe në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor, duke theksuar se për këtë po punohet prej një viti dhe synohet të miratohet në këtë sesion parlamentar.
“Kohë më parë kam thënë se nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje, pasi ishte koha për të vënë nën kontroll kultivimin e paligjshëm dhe trafikun. Situata ka ndryshuar tashmë. Kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, pasi na është dashur të bëjmë shumë punë kërkimore. Tani janë pjekur kushtet, është shumë e thjeshtë. Nga vijnë idetë, unë nuk jam që luftojë për të drejtat e autorit.
Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, tashmë është një trend botëror. Do ta shtyjmë përpara këtë projekte dhe ambicia është që ta kalojmë para këtij sesioni në parlament”, u shpreh kryeministri.