Aktualitet “Janë porositur edhe vrasje nga burgu”, Ismaili: Si do të izolohen të...

“Janë porositur edhe vrasje nga burgu”, Ismaili: Si do të izolohen të dënuarit VIP

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është duke raportuar aktualisht para deputetëve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend ku po shpjegon edhe se si do të implementohet sistemi “41 bis” që do të mundësojë një regjim më të rreptë për të dënuarit për krime të rënda.

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje.

Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili ndërkohë që aktualisht është duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

I pyetur se cili është problemi kryesor me të cilin është përballur që nga marrja e detyrës, Ismaili tha: “Problemi i parë është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminimit në burgjeve, për ti dhënë fund praktikës që një i burgosur VIP përdor sistemin apo për të pasur benefite, për ti dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si të gjithë të tjerët”.

Lidhur me telefonatat nga burgje, deklaroi se lejohen tetë telefonata në muaj, por kjo nuk zbatohet.

“Janë marrë të gjitha masat, kemi bërë listën që të flasin me vetëm 10 numra të afërm. Për të burgosurit që janë nën mase janë nën mbikëqyrje kontrollohen telefonatat. Ka dyqane në burgje, që janë me qera dhe është biznes ku të burgosurit mund të blejnë produkte. Në vijim do krijohet dhe një ankand për këto dyqane, kjo për rritjen dhe të sigurisë pasi e kemi listuar si një ndër pikat problematike“, tha Ismaili.