Sport “Janë tepër 24 milionë euro…”, kur Bayern refuzoi të blinte Neymar-in

“Janë tepër 24 milionë euro…”, kur Bayern refuzoi të blinte Neymar-in

Bayern Mynih mund ta kishte marrë Neymar për vetëm 24 milionë euro në 2010-ën, por refuzoi.

Kjo është bërë e ditur nga menaxheri kroat Predrag Racki.

25-vjeçari braziliani u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain për shifrën rekord 222 milionë euro, por ai mund të kishte luajtur për bavarezët shtatë vite më parë, për shumë disa herë më të vogël.

Në një intervistë me të përditshmen kroate “Novi list”, Racki ka thënë se ai është munduar të ndërmjetësojë transferimin e Neymar në 2010-ën, por klubi gjerman nuk ishte dakord me çmimin.

“Ka qenë merkato e janarit të 2010-ës kur Danny Budimir, nga agjencia Golden Goal Sports & Marketing në Chicago, kontaktoi menaxherin e Neymar, Wagner Ribeiro. Njëkohësisht, me ndihmën e mikut tim Giovanni Trapattoni, organizova një takim me drejtorin e Bayern Christian Nerlinger.

Në atë kohë Neymar ishte 17 vjeç dhe mund ta kuptoje se do të bëhej një lojtar i madh. U takova me Nerlinger në Mynih pasi kishim folur dy herë në telefon. Ai më tha se e dinin se kush ishte Neymar, një nga talentet më të mëdha në botë, por u fiksuan mbas çmimit, që ishte 18 milionë euro, por që do të shkonte deri në 24 milionë me bonuset”, ka thënë Racki.

“Nerlinger më tha se do të vazhdonin ta ndiqnin, por se Bayern nuk ishte i gatshëm të paguante aq shumë para për një lojtar që nuk kishte mbushur akoma 18 vjeç”.

Pas refuzimi të bavarezëve për ta blerë, braziliani u transferuar nga Santos te Barcelona për 88.2 milionë euro në 2013-ën.