Greqia raportoi sot 508 raste të reja COVID-19 të konfirmuara.
Një total prej 81 personash janë të intubuar.
Përveç kësaj, tetë vdekje të tjera u raportuan, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në 490.
“Greqia është epidemiologjikisht në një nivel mjaft të qëndrueshëm, por stabiliteti është i brishtë” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias.
“Për shembull, situata në Janinë është jashtëzakonisht kritike”, shtoi ai.
Hardalias paralajmëroi se prirja e dukshme e stabilitetit mund të ndryshojë nga çasti në çast.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të gjitha rastet që nga mbërritja e pandemisë në Greqi në fund të shkurtit, në total 24 450, 3 454 besohet se kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 9 893 me raste të njohura më parë.