Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar nga afër kryepeshkopin Anastas Janullatos, që ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos”.
Mitsotakis u informua për gjendjen e kryepeshkopit të Shqipërisë, i cili siç raportojnë edhe mediat, ndodhet në gjendje të rëndë.
Janullatos u dërgua me avion të premten pasdite në Greqi. Shëndeti i tij u përkeqësua të shtunën teksa ndodhet nën përkujdesje intensive nga mjekët grekë.
Kryepeshkopi 95-vjeçar ishte shtruar më herët në një spital në Tiranë, por doktorët vendosën transferimin e tij në Greqi për të pasur trajtim më të specializuar mjekësor.