Java që sapo ka filluar është përkufizuar nga Meri Shehu si më e rëndësishmja e vitit. Astrologia shpjegon në “Rudina” se takimi Jupiter-Uran në Dem ndodh pas 14 vitesh dhe kjo do të ndikojë në 14-vjeçarin e ardhshëm.
Është një moment kur duhet të tregohemi vigjilentë që të kapim fatin dhe të kemi ndryshime pozitive në jetën tonë. Aspektet kryesore do të jenë ekonomia dhe dashuria, ndërsa 4 shenjat më të ndikuara janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme, madje është një nga javët më të rëndësishme të vitit sepse takohet planeti i fatit, Jupiteri me Uranin në shenjën e Demit dhe kjo ndodh pas 14 vitesh. Ngjarjet që do të ndodhin këtë javë në jetën e të gjithëve, veçanërisht në pika të ndryshme sipas hartës astrologjike, do t’i ndikojnë ose shoqërojnë këtë 14-vjeçar. Demi është shenjë ekonomike dhe erotike sepse udhëhiqet nga Afërdita, këto do jenë dy aspektet më të rëndësishme të kësaj jave sepse takohet me Uranin në Dem ku bëhet lidhja planetare. Urani është planeti i kthesave, përmbysjeve, i surprizave, fillimeve të reja dhe duke u takuar ndryshon fati, duhet të kapim fatin këtë periudhë. Ai që është i zgjuar e kap fatin dhe shikon çfarë fati ka. Është një fat shumë thelbësor sepse Jupiteri është planeti që jep gjithçka. Efekti i Jupiterit starton këtë javë, por ndikimet e kësaj lidhjeje mund të na shoqërojnë për një 14-vjeçar në fushën ekonomike dhe erotike. Katër shenjat që do të përfaqësohen shumë fuqishëm janë Dem, Ujor, Akrep dhe Luan. Kishim edhe eklipsin diellor dhe para e pas eklipseve të mëdha ndodhin ngjarje të mëdha, fenomene natyrore apo shoqërore dhe meqë ishte në shenjën e Dashit, planeti i luftës është Dashi, detyrimisht na dha impakte lufte. Kjo është java më e rëndësishme e këtij viti.
Dashi – 2 yje
Duke qenë se Urani me Jupiterin takohen në shenjën e Demit, për Dashin ka të bëjë drejtpërdrejt me ekonominë. Mërkuri i kundërt nuk ua lë premisat të hapura siguritë ose punët që të nënshkruhen siç duhet mund të ndodhë që fati në ekonomi dhe dashuri mund të kalojë tangjent, të ballafaqohet me situata nga e kaluara dhe mos të arrijnë të kuptojnë ta kuptojnë momentin e tyre. Mos të kuptuarit ose shumë pengesa që u vihen përpara do të bëjnë që shumë Dashë mos të përfitojnë sa duhet nga ky moment. Ky është momenti më i rëndësishëm ekonomik dhe ertoik.
Demi – 4 yje
Duke qenë se kjo lidhje ndodh në shenjën e tyre, vjen një ndryshim shumë i madh në jetën e tyre personale, të punës, në marrëdhëniet me të tjerët apo në çift sepse çdo gjë që ka të bëjë me jetën personale përcaktohet tani. Kjo vijueshmëri e ngjarjeve që ndodhin këtë javë do t’i shoqërojë gjatë 14 viteve të ardhshme. Mos të presin që të fillojë tani dhe të mbarojë pas 14 vitesh, por tani fillon dhe tregon nuancat e vërteta, sinjalet e para dhe Demët e kanë në jetën personale dhe erotike.
Binjakët – 1 yll
Kanë një shtëpi të bllokuar sepse kjo ndodh në shtëpinë e 12-të ku mbeten të fshehtë ose bëhen prapaskena kundër tyre, shpërthejnë gjëra të cilat nuk arrijnë dot t’i kontrollojnë. Shumë Binjakë do të ngelin pak në hije sa i përket këtij fati ose dorëzimi stafete nga ana e planetëve. Binjakët që merren me punë kërkimore, shkencore, letrare, medituese, artistike mund të përfitojnë nga ky moment dhe të bëjnë atë që duhet, me punë të mbyllura, që bëhen në institucione të ndryshme. Të kenë kujdes shëndetin dhe punën në përgjithësi, ky 14-vjeçar do u sjellë shumë trazira në disa raste.
Gaforrja – 3 yje
Është lidhje e këndshme për Gaforret, Jupiteri dhe Urani në shenjën e Demit, është lidhje miqësore. Do të kenë njohje të reja, dashuri të reja, flirte të reja, ndryshime situatash, rregullash, drejtimesh, njohje të reja dhe bashkëpunime të reja. Shumë Gaforre duke hapur lojën dhe duke u futur në bashkëpunime më të reja do të shikojnë që vetëm ashtu mund të kenë sukses. Paralajmëron dashuri të reja ose marrëdhënie të rëndësishme ekonomike, gjithmonë për punën në grup.
Luani – 5 yje
Janë në një moment shumë të rëndësishëm. Nëse Luanët e kapin karrierën ose fatin në këtë moment do të ecin, por nëse jo, nuk kanë mundësi.
Virgjëresha – 4 yje
Janë në një pozicion shumë të këndshëm me Demin, do marrin bashkëpunime, premisa të mira, relacione, kontakte me jashtë, punë, zhvillime të rëndësishme dhe një ndryshim të madh ose një dëshirë e madhe për të udhëtuar, kontaktuar me jashtë dhe bashkëpunuar. Plotësim shkollash, drejtime të ndryshme, mund të bëhen njerëz që do të udhëtojnë më shumë ose do të ngrenë nivelin e tyre të punës. Mund të fejohen ose martohen jashtë shtetit ata që nuk e kanë gjetur akoma premisën e tyre të mirë.
Peshorja – 4 yje
Ndikimi i këtyre dy planetëve do të ndikojë në ekonomi, trashëgimi, lekët që do të marrin e përfitojnë nga të tjerët dhe jetën personale, pasionante, do t’i japin shumë mundësi marrëdhënies me një partner, do të marrin përgjegjësinë në një lidhje erotike ose do të japin më shumë, do të bashkohen, do të japin gjithçka, do të bëhen një turp i vetëm.
Akrepi – 3 yje
Demi është përballë shenjës së tyre, ka një kundërshtim por e kanë në fushën më të rëndësishme të jetës së tyre këtë 14-vjeçar shumë Akrepë sepse ka të bëjë me bashkëpunimet, kontratat, marrëveshjet punë e re, drejtime të reja, por edhe marrëdhëniet në çift, martesat, ndryshimin në mënyrën e të jetuarit, të bashkëpunuarit, të njohjeve por edhe çlirimin e tyre për ata që kanë patur martesa të vështira.
Shigjetari – 2 yje
E kanë në pjesën e punës dhe të shëndetit. Shumë Shigjetarë ose do të ndryshojnë, do të marrin një kthesë të rëndësishme në lidhje me punën, shpresoj mos të jetë e gabuara. T’i japin përparësi çlirimit nga ankthet, streset dhe mos të jenë ata njerëz që do i përgjigjen vetëm rutinës, por duhet të merren me ekonominë, punën, jetën personale, erotike dhe jo t’i pushtojë vetëm puna.
Bricjapi – 4 yje
Janë në një shenjë të mirë me Demin, flirtojnë bukur kështu që do të kenë kontakte të mira, stabilitet ekonomik, erotik, fejesa, martesa, lajme të mira dhe kjo verë presupozohet e rëndësishme, me një ndryshim të madh për Bricjapët. Madje edhe ata Bricjapë që ishin shumë racionalë dhe konservatorë, do të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja, dashurisë, investimeve dhe do të jenë më të çliruar nga prangat e rregullave dhe sigurisë në vetvete, do të riskojnë.
Ujori – 5 yje
Marrin vetë pjesë direkt, Urani takohet me Jupiterin, planetin e fatit dhe shumë Ujorë do gjejnë siguri, dashuri, para, jetë erotike dhe ka shumë martesa për ta, edhe pse janë shenjë që nuk deklarohen.
Peshqit – 2 yje
Kanë shumë planetë të kundërt në Dash që përkeqësojnë çështjet ekonomike por një ndryshim i madh vjen në planet e tyre sepse nuk do të gjejnë dot një plan strategjik që t’i përshtaten. Do të ndryshojnë shpesh drejtim. Urani dhe Jupiteri në Dem tregon që mund të gjejnë gjëra të bukura në rrugën e tyre dhe ndonjëherë fati mund t’u buzëqeshë edhe ashtu si papritur.