Parashikimet e fundit të motit tregojnë se temperaturat do të pësojnë një rritje gjatë fundjavës, ndërsa në veri priten reshje të izoluara bore.
Të hënën parashikohen rritje të mëtejshme temperaturash, ndërsa në mesjavë reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të Shqipërisë, kryesisht shira.
Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës në zonat veriore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Mesi i javës së ardhshme sjell reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por kryesisht shira.
Kurse temperaturat kanë vijuar të ulëta deri mesditën e sotme kur është shënuar një rritje me 2 – 3°C; edhe fundjava sjell rritje graduale të temperaturave në territor, ndërsa rritje të ndjeshme sjell dita e hënë në të dy ekstremumet termike ditore.