Extra Jay-Z tregon si e kaloi karantinën me Beyoncen dhe fëmijët

Jay-Z tregon si e kaloi karantinën me Beyoncen dhe fëmijët

Jay-Z ka folur për jetën në karantinë me bashkëshorten e tij Beyonce dhe fëmijët.

“Na ndihmoi që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim me njëri-tjetrin dhe me të vërtetë të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku. Po ashtu mësuam më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë: ok në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, deklaroi 51-vjeçari në një intervistë të rrallë në “The Sunday Times”, ku promovoi partneritetin e ri me Puma.

1161994859

Producenti shtoi se fëmijët e tyre kanë një presion të madh për shkak të famës, por në fund të ditës dashuria është gjëja më e rëndësishme që iu duhet.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues.”