Takimi i kryeministrit Edi Rama me pensionistët në Durrës është shoqëruar me tensione.
Në momentin që një pensionist ka qenë duke folur në drejtim të kryeministrit Rama, një tjetër i pranishëm ia ka ndërprerë disa herë fjalën.
Kjo ka bërë që Rama të ndërhyjë duke thënë se duan dhe të tjerë që ta marrin fjalën. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur pensionistin që të vijojë të ndërpresë mbledhjen pasi nga vendi është ngritur disa herë duke iu drejtuar Kryeministrit Rama.
Gjatë diskutimit, Rama i ka thënë që të respektojë radhën dhe të tjerët kur flasin teksa i ka kërkuar që të ulet në vendin e tij.
Pensionisti 1: Ne kemi marrë pjesë dhe kemi dhënë mendimet tona në dëgjesat, qoftë me kryebashkiaken, deputetët dhe me kryetarin e PS-së dhe aty kemi dhënë mendimet tona, por ajo që na intereson Zoti Kryeministër…
(I ndërpritet fjala nga pensionisti 2)
Pensionisti 1: Ore të lutem shumë… Po ti qenke i çuditshëm.
(Pensionisti 2 vijon t’i ndërpresë fjalën)
Pensionisti 1: Një fjalë doja të thoja…
Kryeministri Rama: Të lutem se ka edhe të tjerë që duan të flasin, të falenderoj shumë. Do të lutesha shumë…
(Pensionisti 2 vijon t’i ndërpresë fjalën kryeministrit Rama)
Kryeministri Rama: Lëre djalë, lëre. Të lutem shumë o zotëri. Po çfarë është kjo se nuk e kuptoj. Të lutem shumë, ti mund të duash të ngresh çfarë të duash, të lutem shumë të lutesh se kjo punë bëhet me radhë dhe nuk mund të ndërpresësh të tjerët.
Pensionisti 2: Do të më respektosh, je i detyruar të më respektosh!
Kryeministri Rama: Do të respektoj patjetër. Jo nuk jam i detyruar të respektoj askënd që ju prish të tjerëve radhën e fjalës. Më radhë patjetër. Pa radhë nuk ka. Ulu! 4 herë e ndërpreve zotërinë dhe kjo nuk shkon më vjen më keq. Me zor me mua nuk fiton dot asnjeri.
(Pensionisti 2 vijon t’i ndërpresë fjalën Kryeministrit Rama)
Kryeministri Rama: Të falenderoj shumë. Respekte.
Pensionisti 2: Edhe desha të të takoja.
Kryeministri Rama: Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim. Të përshëndes.