Policia e Fierit ka marrë një kallëzim nga një 45-vjeçar, i cili është mashtruar në rrjetet sociale, sipas tij, nga një shtetase turke.
Ai ka deklaruar në polici se nga një profil në rrjetet sociale i ishte thënë se ishte përfitues i një trashëgimie.
Kjo ka bërë që 45-vjeçari nga Fieri të depozitojë një sasi parash në llogarinë e mashtruesit online, i cili më pas është zhdukur.
Policia e Fierit po punon për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për përcaktimin e autorësisë së rastit.
“Më datë 22.08.2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Fier, se një shtetase me identitet turk në rrjete sociale, e ka mashtruar për t’i dhënë një shumë parash, me pretendimin se 45-vjeçari ishte përfitues i një trashëgimie. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për përcaktimin e autorësisë së rastit”, njofton policia.