Jef Bezzos i ka shpallur luftë plakjes. Prej më se një viti, multimiliarderi amerikan po jep miliona dollarë për kërkime shkencore për të ngadalësimin e procesit të plakjes tek njerëzit, ende në pamundësi për t’a penguar atë përfundimisht e për ta bërë njeriun, të pavdekshëm.
Por mediat amerikane shkruajnë se ai ka themeluar që prej fillimit të këtij viti një Start-up, të quajtur Altos Lab, ku po eksperimentohet frenimi i plakjes tek kafshët. Në fokus të eksperimenteve është rikthimi i qelizave gradualisht në gjendjen e tyre fillestare, pra në qeliza staminale.
Në këtë foto të dalë nga laboratori shfaqen dy minj të të njëjtës moshë, ku i majti i është nënshtruar ndërhyrjes eksperimentale dhe shfaqet në gjendje shumë herë më të mirë shëndetësore se i djathti, që është lënë në kushte natyrale të plakjes.
Në ndër objektivat, sipas ekspertëve të fushës së inxhinierisë gjenetike që punojnë në këtë laborator, është ngadalësimi i përfshirjes së organeve nga sëmundjet, prej të cilave ato priren.
Brenda këtyre muajve, kjo firmë ka grumbulluar mbi 270 milionë dollarë donacione, me synimin për t’u shpenzuar në fushën e kërkimit shkencor për teknologjinë e riprogramimit të qelizave për kthimin pas të orës biologjike të gjallesave.