“Njerëzimi është një pikë e vogël në radar. Por si asteroidi që zhduku dinozaurët, ne po kemi një ndikim joproporcional. Por në këtë rast ne nuk jemi dinozaurët. Ne jemi asteroidi. Jo vetëm që jemi në rrezik. Por ne jemi rreziku. Edhe ne mund të jemi zgjidhja”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një fjalim në Muzeun e Historisë Natyrore në Nju Jork, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
“Ne po luajmë ruletën ruse me planetin tonë – tha Guterres. – Jemi në prag të ferrit klimatik. Dhe e vërteta është se… varet nga ne që të gjejmë një rrugëdalje. Është ende e mundur të qëndrojmë brenda kufirit prej 1.5 gradë”.
“Tejkalimi i pragut për një periudhë të shkurtër nuk do të thotë se qëllimi afatgjatë është i paarritshëm – tha më tej Sekretari i Përgjithshëm. – Thjesht do të thotë se ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona. Tani! E vërteta është se… beteja për të arritur 1,5 gradë do të fitohet ose humbet në vitet 2020, nën syrin vigjilent të liderëve aktualë. Gjithçka do të varet nga vendimet që këta liderë do të marrin – ose nuk do të marrin – veçanërisht në tetëmbëdhjetë muajt e ardhshëm”.
“Më shumë se kurrë duhet të veprojmë – përfundoi Guterres – dhe më shumë se kurrë duhet të shfrytëzojmë mundësinë që kemi përpara, jo vetëm për të punuar për klimën, por edhe për të promovuar prosperitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Veprimet klimatike nuk duhet të jenë në mëshirën e ndarjeve gjeopolitike”.