Një 63-vjeçare shqiptare që jeton në Santorini të Greqisë është mashtruar nga 4 shtetas bullgarë, të cilët i morën një shumë parash prej 98,500 euro.
Episodi ndodhi të premten e kaluar, kur një grua bullgare mori në telefon shqiptaren dhe iu prezantua si punonjëse e policisë greke, duke i kërkuar 98,500 euro për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që kishte shkaktuar një aksident automobilistik ku i plagosur mbeti një fëmijë.
63-vjeçarja shqiptare ndoqi udhëzimet dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.
Shuma u mor nga mashtruesit.
Megjithatë, shqiptarja bëri denoncim dhe policia greke arriti të zbardhë rastin dhe të arrestojë 4 shtetas bullgarë, mes të cilëve dy gra, si të përfshirë në këtë skemë.
Të katërt u arrestuan ende pa arritur të largoheshin nga ishulli i Santorinit.
Po kështu u sekuestrua dhe shuma e parave prej 98,500 Euro, që i përkasin gruan shqiptare.