Misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO që vepron në Kosovë (KFOR) ka deklaruar se po ndjek nga afër situatën e shkaktuar në Veri.
KFOR-i shprehet se mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë dhe i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në njoftim.
#KFOR is closely monitoring the situation in the north of Kosovo with local and international security organizations. Under its UN mandate, KFOR remains strongly committed to security, ready to adopt necessary measures to keep #Kosovo safe. pic.twitter.com/0L45Lzux2b
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) August 1, 2022
Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe,
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.