Dy korrierë shqiptarë droge u arrestuan nga karabinieria në Raguza të Italisë. Skuadra e karabinierisë ka vënë në pranga shtetasit H.E. 28 vjeç dhe A.J. 20 vjeç, të dy banues në Raguza.
Të dy u kapën në një makinë me 1,1 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në motor, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptarët e arrestuarit thanë se ishin turistë, duke justifikuar faktin se nuk kishin leje qëndrimi në Itali.
Në rast se sasia e drogës do të shitej në treg, atëherë korrierët do të fitonin 90 mijë euro.
Të dy u dërguan në burgun e Raguzës, në dispozicion të prokurorit publik.