Roko Camaj, i lindur në Malin e Zi emigroi në SHBA në 1969. Atje filloi punë si pastrues xhamash tek Kullat Binjake në Nju Jork.
Bashkëshortja e tij ishte e tmerruar nga lartësitë, ndaj ai preferoi të mos i tregonte që pastronte xhamat edhe në pjesën e jashtme.
Më 11 shtator, Roko Camaj ishte në kullën jugore kur avioni goditi ndërtesën nga poshtë.
Ai sapo ishte kthyer nga disa pushime në vendlindjen e tij në Mal të Zi më datë 10 shtator, dhe me 11 shtator kishte rifilluar punën.
Vëllezërit e tij tregonin pas vdekjes se udhëtimi i pesë vëllezërve Camaj në Mal të Zi atë vit ishte një nga udhëtimet më të bukura që kishin bërë të pestë së bashku. Në ditën e tragjedisë së 11 shtatorit, ai telefonoi bashkëshorten në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos binte në panik. Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit. Një shprehje që Roko Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”.
Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u portretizua si engjëlli mbrojtës i pastruesve të dritareve. Në një imazh nga arkivi i New York Times, Roko Camaj shfaqet me një shkop në dorën e tij të djathtë dhe një sfungjer në të majtën, teksa era i ngatërron flokët.