Sa herë ju ka ndodhur të gjendeni të pavendosur në udhëkryqin mes të shkuarës dhe të ardhmes? Ndoshta kjo është një sfidë e cila ju shoqëron në çdo hap që hidhni, por e dini që mund të diktohet edhe prej shenjës suaj të horoskopit.
DASHI
Nuk është në natyrën tënde të planifikosh të ardhmen dhe të duket humbje kohe të mendosh për të shkuarën. Në këtë mënyrë, arrin të shijosh çdo çast të jetës tënde. Gjithsesi, nganjëherë mund të të shërbejë të mendosh për pasojat e veprimeve të tua.
DEMI
Je person me ‘këmbë në tokë’ dhe nuk ke dyshime se e tashmja është më e dëshirueshme se e shkuara dhe e ardhmja. Por kur mendon për atë që mund të ndodhë në të ardhmen, të nis ankthi. Preferon të jetosh në mënyrë më të qetë të tashmen, me ritmet e tua: të ngadalta, por konstante.
BINJAKËT
Nga e shkuara do të kujtosh vetëm gjërat e këndshme dhe ato që të rrisin vetëvlerësimin, të cilën nganjëherë e ke në nivele të larta: ndihesh shpesh një hap para të tjerëve dhe do ta vësh në dukje.
GAFORRJA
Një person nostalgjik dhe melankolik si ty ka gjithnjë raport të ngushtë me të shkuarën: aty strehoresh shpeshherë kur je me humor të keq apo kur ke nevojë të marrësh një vendim të rëndësishëm.
LUANI
E shkuara mund të jetë e këndshme, por kujtimet jo gjithnjë janë të bukura. Nëse dëshiron të marrësh një kompliment apo mirënjohje, nuk e kupton që duhet të presësh: nevojat e së tashmes mund të jenë të ndryshme nga ato të së ardhmes.
VIRGJËRESHA
Ty të pëlqen të programosh me detaje çdo gjë. Mendja jote llogaritëse dashuron të programojë me afat të gjatë të ardhmen dhe impenjohesh derisa t’i kesh realizuar me detaje. Ndonjëherë, ama, mund t’i lësh hapësirë të papriturës sepse mund të të habisë dhe mund të bëjë të kalosh çdo limit.
PESHORJA
Të jetosh në të shkuarën mund të jetë shumë impenjative për një person si ty që dashuron lehtësinë. E ardhmja të tërheq shumë, por të kujton se, me kalimin e kohës, plakesh. Idealja për ty do të ishte të jetoje në një botë pa kohë, pa ankth dhe shqetësime dhe pa pendesa.
AKREPI
E dinë të gjithë që ti dashuron të jetosh në të shkuarën dhe nuk ka moment në të tashmen tënde që të mos kushtëzohet nga ngjarjet që të kanë ndodhur ditë, muaj apo edhe vite më parë. E shkuara të tërheq dhe të bën për vete.
SHIGJETARI
Entuziazmi yt dhe optimizmi i vazhdueshëm janë të lidhur me faktin se ti jeton të tashmen me gëzim dhe intensitet. Nuk do ta ndërroje kurrë me të ardhmen apo të shkuarën tënde.
BRICJAPI
Saturni, zotërues i kohës, është udhëheqës i shenjës tënde. mbase, pikërisht për këtë, arrin të lundrosh qetësisht mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Shfrytëzon të tashmen për të punuar dhe për të krijuar diçka të qëndrueshme për të ardhmen tënde.
UJORI
E tashmja shpesh të mërzit dhe e shkuara tashmë ka ikur (mendon se nuk ka më asgjë për të të ofruar), ndërsa në të ardhmen gjendet gjithçka për të cilën ti aspiron, me mendoje shumë kurioze.
PESHQIT
Ti ke një koncept të çuditshëm të kohës dhe duket sikur koha për ty nuk ekziston. Ti mendon se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë e njëjta gjë.