Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile do të vijë edhe në sallën e Parlamentit nëse mazhoranca nuk do të respektojë kushtetutën. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ish-Kryeministri Berisha i ka quajtur deputetët socialistë “zogj në klloçkë”, për të cilët ka thënë se shumë shpejt do të dalin pa pupla në publik.
Sali Berisha: Kërkohet të ndëshkohet Ilir Beqaj, ai nuk vjen sepse është eksponent kryesor. Gramoz Sako, firma e komandantit të Gradës ka ndërtuar pallatin pa asnjë faturë. Ilir Beqja nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve në sterilizim, por për 120 Euro që ka harxhuar në restorantin e vet vetëm e vetëm. Ju jeni si zogjtë në klloçkë, por ju do të dilni pa pupla në publik. Këtu merr fund Kushtetuta Xhaçka. Edhe ju keni shembullin e tyre. Dosjet e krimit i keni palë-palë shumë e shumë prej jush. Nuk ke kujt t’i vësh dorën.
Velistja fliste, televizioni mbrëmë për të gjysëm ore për të se si i devijonte fondet. 500 milionë Lekë për djegësin e Tiranës. Edhe kryeson një komision tjetër, po ti je për komision tjetër. Në sektorin e shëndetësisë kryhen krime kundër njeriut. Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët, as në minutën e fundit të jetës së tyre, sepse ata vdesin nga ilaçet që nuk i marrin që ju vidhni fondet. Keni 3 vjet aparaturat pa funksion.
Kur nuk stepesh para një gjaku të një fëmijë, ti je një grua e rrezikshme. Pa më thuaj mua po ata 600 gra që nuk morën brakiterapinë, çfarë u thua ti atyre: Rroftë Edi Rama? Është krim kundër njerëzimit. Ne kërkojmë që të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do të vijë në sallë, nuk mund të shkelmoni kushtetutën. A mund të rrihet në Parlament me një zonjë që ka marrë tokën si ministre?
Berisha është shprehur se deputetët socialistë duhet të kenë guximin t’i kërkojnë llogari kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, për ndarjen e disa kilometrave rrugë në shumë kontrata.
Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se nëse deputetët e PS nuk kishin guximin të thoshin të vërtetat, atëherë ai ishte i gatshëm të shkonte në mbledhjen e PS dhe t’ua ‘plaste’ në sy të vërtetat kryeministrit dhe ministres Balluku.
Berisha duke iu drejtuar Niko Peleshit që drejton mbledhjet e Grupit të PS, tha se ishte që përfaqësonte elektoratin socialist dhe jo Edi Rama.
“Pra nuk mundet që kimia me lubi Lotin, se nuk e quaj më Balluk unë atë. Kishit dëgjuar ndonjëherë ju nga viti 2005 deri në 2013 të flitej loti, loti, loti. Kontraktohej rruga nga Levani në Tepelenë, nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modeli hyrja e Edi Ramës.
Dhe del çdo ditë loti kaq, loti aq. Të kesh kurajo ti të thuash aty në mbledhje, jo unë. Si mund të ndahen 12 kilometër në 14 kontrata. Prandaj mbroni ju atë. E Niko më thuaj pak, se drejton edhe mbledhjen ti aty. Të vij t’ua them unë në mbledhje po të doni, se përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti”, tha Berisha.