E ftuar në një intervistë në emisionin The Crop with A-Rod dhe Big Cat, program në të cilin bashkëprezantues është dhe partneri i saj Aleks Rodriguez, Jenifer Lopez ka rrëfyer se cili ishte momenti kur ajo e kuptoi se jeta e saj ka ndryshuar.
Me modestinë dhe spontanitetin që e karakterizon JLo tregon se gjatë turit në Europë, pas publikimit të albumit saj të parë shoqëroi gjithmonë nga mikesha e saj.
Një natë qëndrimi në hotel luksoz, teksa ajo po lëvizte në suitën e saj, shikon veten të rrethuar me këpucë që vazhdonin nga njëra dhomë dhe përfundonin në tjetrën. Për një moment ndalon dhe mendon se erdhi dita që ajo mund të zgjedh çfarë këpucësh të dojë.
“Isha arritur me idenë se në një sezon mund të vishja vetëm një palë atlete, në më të shumtën e rasteve mi është dashur ti vesh edhe të grisura. Edhe pse fama ime kishte vazhduar prej kohësh, nuk e di pse pikërisht atë natë në atë hotel, e pash veten të rrethuar me shumë këpucë dhe për një moment ndalova dhe thash me vete: Uau tani kam shumë këpucë dhe mund të zgjedh çfarë të dua. Aty kuptova se jeta ime kishte ndryshuar vërtetë dhe nuk ishte më ajo e mëparshme, pavarësisht se unë gjithmonë jam munduar të jem e njëjta në brendësinë e shpirtit”, ka rrëfyer Jennifer Lopez.
Lopez ka treguar gjithashtu se në fëmijëri ishte shumë e apasionuar pas sporteve dhe tregon se gjunjët e saj ishin gjithmonë me shenja.
Gjatë intervistës ajo nuk kursen as vlerësimet për partnerin e saj, Rodriguez: “Pyetja jote është shumë e bukur, je shumë profesionist”.