Përpos spektaklit që dhuron gjithmonë ceremonia e çmimeve Oscars herë pas here sjell edhe pakënaqësi tek yjet e Hollywood-it.
Njëra prej tyre është edhe këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez. Në një intervistë me Oprah Winfrey ajo është shprehur se ndihet e zhgënjyer pse filmi “Hustlers” nuk ishte pjesë e nominimeve të Oscar.
“Edhe pse filmi ka korrur mjaft sukses akademia duhet të paktën ta bënte pjesë e kandidaturave pasi shumë filma të tjerë nuk duhet të ishin aty, por rezultoi shumë zhgënjyese”, është shprehur Lopez.
“Hustlers” është frymëzuar nga një artikull i publikuar në 2015 në “New York Magazine” ku tregohet për një grup striptistesh që kërcënojnë klientët e tyre të pasur të Wall Street.
Vetë Lopez ka një prej roleve kryesorë të këtij filmi, atë të striptistes Ramona Vega që përgatit stiptistet e reja. Edhe pse 50-vjeç, performanca e saj është vlerësuar si e jashtëzakonshme.