Jennifer Lopez zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck, po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që përjetuan kur u takuan për herë të parë.
Këngëtarja, e cila aktualisht po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, “This Is Me… Now”, i cili do të dalë më 16 shkurt, zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.
Megjithatë, Jennifer Lopez thotë se vendosja e jetës së tyre private në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze.
“Si artistë, ne duhet të ndjekim zemrat tona. Me punën timen ndjek zemrën time dhe bëj diçka që ndoshta të gjithë nuk e kanë menduar se ishte ideja më e mirë, por unë duhet ta bëja”, shpjegoi aktorja.
Çifti filloi lidhjen pas takimit në xhirimet e filmit Gigi. Marrëdhënia e tyre u bë shpejt ushqim për tabloidët, aq sa shkaktoi përfundimisht ndarjen e tyre dhe anulimin e martesës së tyre në vitin 2003.
Megjithatë, disa dashuri, bëjnë kthesa të mëdha dhe më pas rikthehen. Bennifers rindezën romancën e tyre në 2021 dhe u martuan në Las Vegas në 2022.
“Tani jemi më të vjetër, jemi më të mençur. Ne gjithashtu e dimë se çfarë është e rëndësishme në jetë. Dhe për ne nuk është aq shumë ajo që mendojnë të tjerët, por të jemi të vërtetë me atë që jemi si njerëz”, tha JLo gjatë intervistës së saj.