Jennifer Lopez më në fund zyrtarizoi lidhjen me Ben Affleck në Instagram me anë të një postimi për ditëlindjen e saj. Në foto, këngëtarja dhe aktori ndanë një puthje pasionante në një jaht. Aktualisht, Jennifer po feston ditëlindjen e saj të 52-të në mënyrën më të ëmbël dhe luksoze të mundshme.
Lopez ka ndarë gjithashtu video teksa jahti lundron në Saint Tropez ku 52-vjeçarja ka spikatur për fizikun e saj. Dyshja janë arratisur së bashku drejt Francës për të festuar në privatësi të plotë. Jennifer dukej mëse në formë me një fustan të shkurtër që u pasua nga bikini të cilat i nxirrnin në pah trupin e përsosur.
Lopez dhe Affleck, të cilëve fansat iu referohen si “Bennifer”, ndodhen në një jaht super luksoz me vlerë 130 milionë dollarë, në të cilin po shijojnë lundrimin në ujërat mesdhetare.