Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH dhe pritet të emërohet zv.ministër i Mbrojtjes
Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.
Këshilli Drejtues i RTSH-së më 15 Nëntor 2021, zgjodhi me shtatë vota në krye të Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Jotin.
Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.