Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Admir Abrija, është dorëhequr nga detyra.
Abrija ishte emëruar në këtë post në 20 dhjetor të vitit 2021. Dorëheqja do të duhet të miratohet në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe nuk ka ende një emër për ta zëvendësuar në këtë post.
Në dorëheqjen e paraqitur tek Ministri i Drejtësisë, largimin e motivon për arsye personale.
Ndërkohë dorëheqja vjen pak javë pas ngjarjes në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin tjetër Arben Lleshi.