Bota Jep dorëheqjen kryeministri, akuzohet se ka vrarë bashkëshorten

Jep dorëheqjen kryeministri, akuzohet se ka vrarë bashkëshorten

Pas mosbesimit të disa ditëve më parë, ka dhënë dorëheqjen kryeministri i një prej vendeve më të vogla në Afrikë, Lesotho.

Nuk do të ishte padyshim një lajm që do të pushtonte mediat ndërkombëtare, po mos të ishte për arsyet e vërteta të vendimit. Sepse kryeministri 81-vjeçar Thomas Thabane, në fuqi nga vit 2017, akuzohet për vrasjen e gruas së tij Dipolelo, Zonjën e Parë të Lesothos.

Thabane akuzohet se bashkë me gruan e dytë, në foto, ka organizuar vrasjen e gruas së parë

Gruaja e kryeministrit afrikan u vra përpara shtëpisë tre ditë pas fitores zgjedhore që i dorëzoi çelësat e vendit.

Kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike. Çifti kryeministror ishte në proces divorci pikërisht për një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të dytë, Maesiah, që Thabane ka martuar kohët e fundit.

Dipolelo, gruaja e parë

Protestat kanë qenë të shumta edhe brenda partisë së tij muajt në vijim, dhe kanë shtrënguar Thabane të japë dorëheqjen, zyrtarisht “nga lodhja për shkak të moshës”.

Dorëheqja do të pranohet nga mbreti Letsie III, dhe qeveria do të kalojë në duart e njërit prej ministrave, ai i Financave, Moeketsi Majoro.

Lesotho është një nga vendet e pakta në botë që rrethohet totalisht nga një vend tjetër, në këtë rast Afrika e Jugut, dhe është një monarki kushtetuese që mbahet më së shumti në rezervat ujore të shumta, si dhe në disa nga minierat e diamanteve më të mëdha në botë.

Kryeqyteti Maseru
Vendi afrikan ka resurse aji t eksporton, si dhe miniera diamanti